Mbrojtësi shqiptarAndreas Ndoj, kohë më parë kishte zgjedhur që të largohej nga Kombëtarja e Shqipërisë për t’iu bashkuar asaj greke, mirëpo për shkak se lëvizje të kësaj natyre i kishte bërë jo pak herë më parë, dokumentat kërkuan kohën e tyre nga FIFA.
Kjo e ndaloj lojtarin e Olimpiakos që të debutonte më herët me Greqinë.
Megjithatë sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Greqia, Ndoji e ka zgjidhur çështjen me dokumentacionin dhe do të jetë gati për ndeshjet e qershorit.
20-vjeçari, vlera e të cilit llogaritet mbi 2 milionë euro, ka luajtur këtë edicion në 16 ndeshje me Olimpiakos në kampionat, duke spikatur teksa ka shënuar edhe një gol.
Andreas Ndoj fillimisht ishte aktivizuar më skuadrën e 15-vjeçarëve të Shqipërisë, që më pas të veshë fanellën e U17 dhe U19 të Greqisë, për t’u rikthyer tek Shqipëria për ekipet e 20 dhe 21-vjeçarëve, mirëpo me shumë gjasa i njëjti tashmë edhe përfundimisht muajin e ardhshëm do të debutojë me ekipin e parë kombëtar të Greqisë, duke mos patur mundësinë më për të veshur fanellën më të bukur në Botë, atë “kuqezi”.