Ardian Nuhiu në bisedime të avansuara me Shkëndijën!

Ardian Nuhiu, i cili me mjaft sukses udhëhoqi skuadrën e Dritës nga Gjilani, shihet si favorit kryesor për të marrë timonin e Shkëndijës. Burime të afërta me “infOSport.mk” konfirmojnë se strategu shkupjan është në bisedime të avansuara me “kuqezinjtë” nga Tetova, që janë në kërkim të një trajneri, pas dorëheqjes së Qatip Osmanit me përfundimin e sezonit.

Kujtojmë, Nuhiu së fundmi kishte qenë pjesë e Dritës së Gjilanit, me të cilën skuadër në edicionin 2019/2020 ishte shpallur kampion.

Drita dhe Nuhiu kishin ndërprerë bashkëpunimin në nëntor të vitit të kaluar pas një periudhe gati katër vjeçare.

44-vjeçari skuadrën e Dritës së Gjilanit e udhëhoqi në 161 ndeshje, duke regjistruar 88 fitore, 37 barazime dhe 26 disfata.

Ndryshe, gjatë karrierës së tij, Nuhiu si kryetrajner kishte udhëhequr edhe FC Shkupin në 41 ndeshje në Ligën e Parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply