LPFM, “El Clasico” e parë shqiptare në shtator

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot përmes shorti caktoi orarin e ndeshjeve të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë për sezonin 2017/2018.

Ndeshja e parë mes dy rivalëve të mëdhenj, Shkëndijës dhe Renovës, ndryshe e njohur si “El Clasico” shqiptare do të zhvillohet me 27 shtator (15:30h) në kuadër të javës së 8-të, me Shkëndijën që do të figurojë si nikoqir, derisa ndeshja e dytë mes dy njohësve të vjetër, kësaj rradhe me Renovën si nikoqir do të zhvillohet me 26 nëntor (13:00h).

Sezoni i ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të startojë me 13 gusht me ndeshjet e javës së parë që startojnë në ora 17:00, dhe ku vëmendja kryesore do të përqëndrohet në derbin e madh, midis Shkëndijës dhe Vardarit.

 

Leave a Reply