Me ndeshjen e balotazhit ndërmjet Skopjes dhe Vardarit, që u zhvillua dje, edhe zyrtarisht mësuam emrin e skuadrës së fundit pjesëmarrëse për edicionin 2023/24 në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.
Pas dy vitesh në mesin e më të mirëve u rikthye skuadra e Vardarir, që dje në Kavadar në ndeshjen e balotazhit me rezultatin e pastërt 3:0 mundi Skopjen.
Në këtë mënyrë, skuadra me më shumë trofe në vend iu bashkua skuadrës së Gostivarit dhe Voska Sport, që të trija nga Liga e Dytë, që edicionin e ri do të luajnë në elitën e futbollit vendor.
Për dallim nga Vardari dhe Gostivari, që edhe më herët ka luajtur në Ligën e Parë, për Voska Sport do të jetë ky edicioni debutues në mesin e më të mirëve.
Skuadra shqiptare nga Ohri e mbylli në pozitën e parë edicionin që lamë pas në Ligën e Dytë, duke shkruar histori.
Ndryshe përveç këtyre 3 skuadrave, edicionin 2023/24 në Ligën e Parë do të garojnë edhe skuadrat si Struga Trim Lum, FC Shkupi, Shkëndija, Sileksi, Rabotniçki, Makedonija GJ.P,, Bregallnica, Tikveshi dhe Akademia Pandev.
Pra plotë 7 skuadra, si Struga Trim Lum, FC Shkupi, Shkëndija, Sileksi, Rabotniçki, Makedonija GJ.P, dhe Vardari, që në të kaluarën kanë shijuar titullin e kampionit edicionin e ri do të tentojnë trofeun e titullit kampion, bashkë edhe me Voska Sport, Gostivarin, Bregallnicën, Tikveshin dhe Akademia Pandev, skuadër kjo që në historikun e saj ka arritur që të fitojë trofeun e Kupës. (infOSport.mk)