Shabani: Nuk ka rëndësi kush shënon, me rëndësi të fitojmë trofeun

Bunjamin Shabani me plotë të drejtë pritet të zgjidhet MVP i sezonit 2022/23 në elitën e futbollit vendor, pas performancës së treguar me fanellën e Struga Trim Lum, me të cilën skuadër njëherit arriti që të shpallet edhe kampion i Maqedonisë.

Mirëpo ky titull tashmë është lënë anësh për një çast, kjo pasi Shabani me shokë, sot ndodhen para një historie tjetër me ekipin e Struga Trim Lum.

Ata kundër Makedonija GJ.P do të diskutojnë trofeun e Kupës, që do të ishte ndoshta edhe qershia mbi tortë për skuadrën  e Struga Trim Lum, nëse do arrinte që ta dërgonte edhe këtë trofe në Strugë.

Ndërkohë, zv.kapiteni Shabani i pyetur nëse do të shënonte sot edhe përballë Makedonija Gj.P dhe do të vendoste finalen e madhe, u përgjigj: “Neve si grup jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje finale. Edhe në kampionat mund të them se cdo ndeshje e kemi patur si finale dhe nuk është me rëndësi nesër kush do e vendos, apo kush do shënojë, por është shumë me rëndësi si skuadër të bëjmë një paraqitje shumë të mirë, do bëjmë maksimumin të gjithë dhe shpresoj që në fund ta fitojmë edhe këtë titull”.

Kujtojmë, Bunjamin Shabani këtë edicion me Struga Trim Lum realizoi 12 gola në kampionat, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve, menjëherë pas shokut të tij të skuadrës, Besart Ibraimi, i cili pa dyshim se pritet të jetë edhe sot rrezik permanent për mbrojtjen e Makedonija GJ.P. (infOSport.mk)

Leave a Reply