Komisioni i garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ka caktuar arbitrët, që do të ndajnë drejtësinë në finalen e Kupës së Maqedonisë, midis Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P, njofton “infOSport.mk”.
Finalen e edicionit 2022/23, do ta referojë shkupjani Igor Stojçevski, të cilit do i ndihmojnë edhe Daniell Vasilevski dhe Branko Putilin, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Krumisllag Gjorgjiev nga Shtipi.
Delegat i këtij takimi, që do të zhvillohet në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, do të jetë Igor Frangovski, ndërkohë rolin e kontrollorit do ta luaj, Bllagoja Shuklev.
Kujtojmë finalja e Kupës së Maqedonisë, në program është me datë 20 maj me fillim në ora 17:00. (infOSport.mk)