Liga e Dytë futbollistike e Maqedonisë ka ulur siparin për sezonin 2022/23. Që më herët dihej se dy skuadrat shqiptare, Voska Sport dhe Gostivari do të luajnë në Ligën e Parë, edhe atë me plotë meritë, shkruan “infOSport.mk”.
Këto dy skuadra edhe në xhiron e fundit treguan supermacinë e tyre, duke regjistruar fitoret e rradhës. Voska Sport e Berat Imerit mundi Borecin në Veles me shifrat 7:1, ndërkohë Gostivari në Strugë me rezultatin 2:0 mundi Karaormanin.
Vardari, që ligën e parë e shpreson përmes ndeshjes së balotazhit, sot u mund nga Kozhuvi në Gjevgjeli.
Sasa-a nga Kamenica i ka mjaftuar një barazim pa gola në Manastir për të luajtur edhe vitin tjetër në Ligën e Dytë, aty ku më nuk do të jenë Lokomotiva, Sloga Vinica dhe Boreci, ndërkohë Teteksi do të luaj në balotazh. (infOSport.mk)
LDFMV – Java 30 |
||||||||||||||||||||||||
|