Kapiteni Bunjamin Shabani, golashënuesi Besart Ibraimi dhe mesfushori Besmir Bojku kanë qëndruar në hapsirat e Universitetit të Strugës, ku mes tjerash, spikati tema rreth suksesit historik dhe titullit të FC Struga Trim&Lum.
Qyteti i Strugës për herë të parë në histori po përjeton eufori të madhe futbollistike. Titulli kampion i FC Struga Trim&Lum ka bërë që buzë liqenit top temë për herë mos jetë sezoni turistik, por fakti se ky qytet tashmë është qendra e futbollit. Festa qendrore pritet të dielën kur kampionët e ri do të pranojnë trofeun e më të mirit për sezonin garues 2022/2023, mirëpo ndërkohë gjithandej futbollit dhe titulli i Strugës është tema kryesore e çdo bisede.
Çdo kush dëshiron një foto me kampionët e ri, çdo restaurant don të gostisë futbollistët që bënë historinë, derisa çdo institucion manifeston vlerësim e respekt për më të mirët e futbollit vendor për sezonin që po përfundon.
Kështu, udhëheqësia e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, të premten organizoi pritje për FC Struga Trim&Lum, e cila në hapsirat e universitetit u përfaqësua nga kapiteni Bunjamin Shabani, sulmuesi Besart Ibraimi dhe mesfushori strugan, Besmir Bojku.
Futbollistët u shoqëruan me studentët në aktivitetin “Kafe me Personalitet”, duke folur për tema të ndryshme rreth futbollit, me theks të veçantë titullin e parë historik me Strugën. Futbollistët qëndruan edhe në zyrtar e udhëheqësisë më të lartë të UNS-së, derisa surprizë e bukur nga studentët i’u servir kapitenit Bunjamin Shabani, i cili ditë më parë u bë baba kur bashkëshortja e tij solli në jetë vajzën Ajna.
Komunikata e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë:
“Unioni i Studentëve pranë Universitetit Ndërkombëtar në Strugë ditën e sotme realizoi aktivitetin “Kafe me Personalitet” ku të ftuar ishin futbollistët e KF “Struga Trim&Lum”, Besart Ibraimi, Bunjamin Shabani dhe Besmir Bojku.
Studentët pjesëmarrës patën mundësinë të njihen dhe të pyesin nga afër më shumë në lidhje me karrierën dhe jetën e futbollistëve.
KF “Struga Trim&Lum” u shpall për herë të parë kampion në Kategorinë e parë të Futbollit në R.e Maqedonisë së Veriut dhe sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e kompeticionit më elitar europian “Champions League”, në të cilën urojmë shumë fat dhe suksese.
Në fund të këtij takimi një surprizë e bukur nga ana e studentëve ishte torta e dhuruar për futbollistin Bunjamin Shabani që para ca ditësh u bë edhe Baba, kurse studentët uruan jetë të gjatë për vajzën e tij Aja.
Futbollistët në fjalë gjithashtu u mirëpritën nga përfaqësues të stafit akademik dhe administrativ të UNS.
Unioni i Studentëve dhe UNS ju dëshiron shumë suksese në sezonin e ardhshëm futbollistëve në fjalë.
Zyra për Informacion pranë UNS.”