Nuk do të jetë aspak një mbrëmje e qetë ajo e sotmja për strategun shqiptarë të Olimpiakosit, Besnik Hasi. Edhe pse ai sonte do të debutojë për herë të parë në një ndeshje zyrtare me kampionët e Greqisë, sfida ndaj Partizanit të Beogradit paraqet rreziqe të mëdha, mes tyre ai… nacionalist.
Kjo pasi, në stadiumin “Humsk” të Beogardit, aty ku në tetor të vitit 2014 u konusmua një nga faqet më të shëmtuara të futbollit (Serbi-Shqipëri), pritet të ketë dyndje tifozësh serbë, për të mbështetur Partizanin.
Nisur nga ky fakt dhe armiqësinë midis shqiptarëve dhe serbëve, sonte në shënjestër të tifozëve serb mund të jetë edhe Hasi, pasi ai është shqiptar i Kosovës dhe deklaratat e tij të fundit janë marrë si provokim.
Ndërkohë, në konferencën për shtyp përpara mediave serbe, i pyetur pse gjatë prezantimit te Olimpiakosi tha “Kosova është Shqipëri”, ai dribloi kështu: “Ka persona të tjerë që paguhen për të dhënë përgjigje për çështje të tilla. Unë flas për sport. Eshtë ndeshje e vështirë, por mbërrijmë të përgatitur”.
Rikujtojmë në konferencën për shtyp të organizuar nga skuadra kampione e Greqisë, Besnik Hasi me krenari patë thënë: “Jam nga Kosova e Shqipërisë”, një deklaratë kjo që me siguri se do merret si shkas nga ana e tifozëve të Partizanit të Beogradit.