Vedat Muriqi është shndërruar në futbollistin më të dashur për tifozët e Majorkws, te e cila skuadwr mban epitetin e golashwnuesit mw tw mirw.
Këtë e dëshmon më së miri edhe fakti se një tifoze e klubit spanjoll e ka përjetësuar në trupin e saj sulmuesin kosovar.
“Muajin tjetër kam ditëlindjen por tashmë po i bëj një dhuratë vetes. Ju thashë që e kisha menduar mirë dhe premtimi u realizua. Vedat Muriqi unë tashmë ju mbaj në lëkurën time përgjithmonë, pavarësisht të gjithave”, – shkroi Marga në “Twitter”.
Ajo gjithashtu e mban në fotografinë e profilit në llogarinë e saj, një fotografi me Muriqin.
Sulmuesi prizrenas e ka parë këtë postim dhe e ka shpërndarë gjithashtu në “Twitter”, duke shkruar: “Nuk mund të besoj. Faleminderit”.
No me lo puedo creer 🤯
Gracias 😅🙏🏼 https://t.co/SSnVAPim7b— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) May 8, 2023