Superklasikja argjentinase, River Plate – Boca Juniors dukej se po përfundonte në “paqe”, por në minutën e 93-të, arbitri i ndeshjes akordoi 11-metërsh për vendasit.
Borja shënoi golin për River dhe në momentin që po festonte me shokët në cepin e fushës, nisi një sherr masiv mes futbollistëve të dy ekipeve më të njohura të Argjentinës.
Në sherr u përfshinë edhe lojtarët rezervë, me tensionin që zgjati plot 15 minuta.
Pasi gjakrat u qetësuan, arbitri i ndeshjes nxori kartonin e kuq 8 herë.
Faturën më të kripur e pagoi Boca, pasi iu përjashtuan 3 lojtarë fushe, ndërkohë që Riverit vetëm një.
Të ndëshkuarit e tjerë me karton të kuq ishin lojtarë zëvendësues dhe një trajner.