Pronari i Struga Trim Lum, Mendi Qyra: Titullin ua dedikojmë gjithë shqiptarëve

Pronari i FC Struga Trim Lum, Mendi Qyra, ka shijuar titullin e parë dhe historik kampion në Ligën e pare me skuadrën e tij, të cilën e kishte themaluar vetëm në vitin 2015-të. Ai tha se është shumë i lumtur për këtë arritje dhe se në këtë mënyrë kanë demantuar shumë skeptik, se një ditë Struga Trim Lum ëndërrën e titullit kampion mund ta bëjë edhe realitet.

“Sigurisht nuk mund të gjejmë fjalë për këtë fitore, për këtë sukses që arritëm. Ne jemi të lumtur shumë, demantuam shumë analistë, shumë kundërshtarë që kishim, demantuam mendime të ndryshme që kishin menduar se Struga Trim Lum është një ekip modeste, dhe po është modeste si ekip në aspektin financiar, por në aspektin profesional dhe organizativ treguam gjatë tërë sezonit se ishte më e mira dhe në fund u kurorëzuam me fitore”, deklaroi në fillim Mendi Qyra, pronar  FC Struga Trim Lum.

“Të përmendi se dje edhe një ekip shqiptare buzë liqenit u fut në ligën e parë dhe ne jemi të lumtur që FC Voska Sport i kemi përkrahë. Duam t’ju tregojmë edhe ekipeve të tjera se edhe në provincë mund të bëhet futboll, një ekip e re 7 vjeçare bëri histori  dhe ne jemi të lumtur që struganët i kemi kënaqur dhe i kemi bërë krenar dhe do të vazhdojmë t’i japin kulturë dhe sport Strugës”, vijoi ai, i cili në pyetjen se kujt i’a dedikojnë këtë titull, u përgjigj: “Dedikimi është i shumëfishtë, titullin ia dedikojë të gjithë shqiptarëve”.

Leave a Reply