Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA ka publikuar listen me rënditjen e klubeve që janë pjesë e kësaj organizate. Sa i përket klubeve shqiptare, por edhe kampionatit vendor më së miri qëndron Shkëndija e Tetovës që vazhdon të rënditet e 151-ta, me koeficient 9.5.
Pas tyre mbetet FC Shkupi në pozitën e 185 me koeficinetin prej 7.0, ndërsa shumë mbrapa kësaj dyshe ndodhet Sileksi në vendin e 361-të, për të vijuar më pas Struga Trim Lum në vendin e 417-të, para dy skuadrave shkupjane, Vardarit dhe Rabotniçkit, që mbajnë pozitat 419 dhe 419.
Skuadra më mirë e renditur nga Shqipëria figuron tyë jetë Laçi, në pozitën e 174-të, ndërkohë skuadra më e mirë kosovare është Drita e Gjilanit që vazhdon të mbajë pozitën e 199-të, pa ndryshuar edhe koeficientin.
Në pozitën e parë sa u përketë klubeve më të mira evropiane, me konficentin më të mirë rezulton të jetë Mançester Siti, që ka shtypur në pozitën e dytë Bajern Munihun, teksa pas tyre rënditen dy ekipet tjera angleze, Çelzi dhe Liverpulli.
TOP5-in e mbyll Reali i Madridit, që lë pas vetes skuadrat gjigande, si Paris Sen Zhermen, Mançester Junajted, Juventus, Barcelona dhe Roma.
Sipas UEFA-s, Premierliga angleze vazhdon të mbetet liga me e mirë, duke u pasuar nga La Liga dhe Bundesliga, ndërkohë Liga e parë e Maqedonisë së Veriut vazhdon të jetë ndër kampionatet më të dobëta në kontinentin e vjetër, duke u renditur vetëm si e 52-ta nga gjithsej 55 kampionate.
Kampionati elitar i Kosovës renditet shumë më lartë, në pozitën e 33-të, ndërkohë ai shqiptarë mban pozitën e 49-të.