Struga Trim Lum ka bërë një hap të madh drejt titullit kampion, kjo falë edhe barazimit të Shkëndijës përballë Sileksit, me ç’rast skuadra e trajnerit Shpëtim Duro, sërish arrinë epërsinë e 5 pikëve ndaj rivalit më të afër nga Tetova, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra strugane para tifozëve të vetë kreu me sukses punën, duke mundur me shifrat 2:0 Tikveshin, derisa Shkëndija para puboikut tetovar nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Sileksit, edhe përkundër dominimit të plotë që pati për gjatë 90 minutave.
FC Shkupi u rikthye te fitorja, duke mundur në shtëpi Bregallnicën me shifrat 3:0. Adetunxhi realizoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa një tjetër shtoi edhe Fredy Alvarez.
Sa i përket mbijetesës, rezultatet e sotme nga ndeshjet e zhvilluara mes skuadrave të rrezikuara, e bëjnë më të qartë fotografinë rreth atyre skuadrave që vitin tjetër do të luajnë në Ligën e Dytë, apo elitën do e shpresojnë përmes ndeshjes së balotazhit.
Akademia Pandev mundi Pobedën me rezultatin 2:0 dhe thuajse është e sigurtë që edhe vitin tjetër do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, derisa një gjë e tillë nuk mund të thuhet për skuadrën nga Prilepi dhe skuadrën e Skopjes, që në terrenin e Gjorçe Petrovit u mund nga Makedonija GJ.P me rezultatin 2:1.
LPFMV – Java 29 |
||||||||||||||||||
|