E shtuna në futbollin vendor është e rezervuar për super derbin e Ligës së Dytë midis Voska Sport dhe Vardarit. Është kjo pa dyshim një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit për të dyja skuadrat, që pretendojnë inkuadrimin në Ligën e Parë.
Ndeshja në fjalë pritej të jetë një festë futbolli në Ohër, mirëpo duke pasur parasysh rrethanat dhe faktin se e njëjta ishte shpallur e rrezikut të lartë, drejtuesit e skuadrës vendase të Voska Sport morrën vendim që kjo ndeshje të luhet pa praninë e publikut.
Shtrohet pyetja, vallë kush do humbasë më shumë nga mos prezenca e tifozëve, ekipi vendas, që me siguri se do të kishte numër më të madh të tifozëve, apo ekipi mysafir, që pritej të kishte përkrahjen e disa qindra tifozëve nga Shkupi. Një gjë e tillë pritet të shihet vetëm pas zhvillimit të këtij takimi, i cili pa dyshim se do të na dhurojë futboll cilësor.
Ekipit më të mirë i dëshirojmë fitoren, ndërsa besojmë se në fund mbi të gjitha do të fitojë futbolli, ashtu edhe siç përfundon njoftimi i klubit shqiptarë nga Ohri, Voska Sport në profilin zyrtarë në facebook. (infOSport.mk)