Struga Trim Lum dhe Shkëndija fitojnë pa probleme, FC Shkupi zhgënjen “Shvercerat”

FC Shkupi ka bërë një lëshim të madh në garën për titull, pasi sot para tifozëve të vetë pësoi nga rivali lokal, Skopje me rezultatin 1:0. Për më tepër këtë disfatë skuadrës kampione i’a shkaktoi ish futbollisti i saj, Anid Abazi, skruan “infOSport.mk”.

Disfatën e skuadrës nga Çairi e shfrytëzoi në maksimum Shkëndija, që në Tetovë mundi Pobedën me shifrat 2:0, derisa FC Struga Trim Lum falë një pjese të parë fantastike, me shifrat 3:1 mundi Akademia Pandevin.

Tre golat e fitores struganët i realizuan në një interval kohor prej vetëm 8 minutash, kjo falë dopietës së Besart Ibraimit dhe një goli tjetër të shënuar nga shkupjani, Suhel Muharemi.

Ndeshja e zhvilluar në Shtip midis Bregallnicës dhe Tikveshit, nuk prodhoi gola, edhe përkundër faktit se vendasit 10 minutat e fundit të takimit i zhvilluan me një lojtar më shumë.

Kujtojmë, dje Makedonija GJ.P në derbin lokal të kryeqytetit, mundi Rabotniçkin me shifrat 2:1. I lirë këto xhiro ishte Sileksi. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 25

Struga Trim Lum 3:1 Ak.Pandev
Shkëndija 2:0 Pobeda
FC Shkupi 0:1 Skopje
Begallnica 0:0 Tikveshi
Makedonija GJ.P 2:1 Rabotniçki
Sileksi i lirë  

Leave a Reply