FC Shkupi sot përballë Skopjes do të duhet të bëjë pa sulmuesin, Sandej Adetunxhi, njofton “infOSport.mk”.
Nigeriani i cili në 4 ndeshjet e fundit ndaj Skopjes kishte realizuar 2 gola, nuk do të mund të luaj sot për shkak 5 kartonëve të verdhë, ndërsa përveç tij trajneri Arslan gjithashtu nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e mesfushorit Ali Adem, i cili do të mungojë në dy ndeshje, pas ndëshkimit me karton të kuq në duelin e fundit ndaj Akademija Pandevit, ndërkohë shkaku i lëndimit vazhdojnë të jenë jashtë përbërjes Aleks Zlatkov dhe portieri Stefan Mitrev.