Java e 25-të në elitën e futbollit vendor vazhdon sot me 4 takimet e mbetura, në të cilat për pikë të reja do të luftojnë tre skuadrat e para në tabelë, Struga Trim Lum, FC Shkupi dhe Shkëndija, njofton “infOSport.mk”.
Duke pasur parasysh se është rrethi i fundit i garave, çdo ndeshje për këto skuadra është si një finale, ashtu që nuk ju tolerohen gabime.
Struga Trim Lum para tifozëve të saj do të mirëpret skuadrën e papërshtatshme të Akademia Pandev, derisa FC Shkupi dhe Shkëndija shihen si favorit absolut në përballjet ndaj Skopjes, gjegjësisht Pobedës.
Ndeshja e fundit e ditës së sotme, është ajo në Shtip midis Bregallnicës dhe Tikveshit, ku pritet të ketë shumë paqartësi rreth fituesit.
Të gjitha takimet e ditës së sotme startojnë në ora 15:00. (infOSport.mk)