FC Xhepçishti, skuadër model e suksesit

E ardhmja pa dyshim se është në duart e rinisë, ndërsa kur kjo e fundit merr përsipër diçka, atëherë nuk ka se si të mungojë suksesi. I tillë është rasti edhe me rininë e fshatit Xhepçishtë të Tetovës, që me një organizim të mirëfilltë ka bërë që skuadrën e tyre të futbollit, me emrin aktual Kastrioti, por që shumë shpejtë do të riemërtohet në F.C Xhepçishti, ta shndërrojnë në një skuadër pretendente për inkuadrim në Ligën e tretë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e FC Xhepçishtit aktualisht garon në Ligën Komunale të Tetovës, ku pas 15 xhirove të para i prinë tabelës së klasifikimit me 36 pikë, kjo falë edhe punës së suksesshme të dyshes së trajnerëve, Burim Sadiki dhe Saimir Fetahi, dy emra të njohur të kësaj ane, që me mjaft sukses vite me rradhë kishin luajtur me ekipin e Renovës.

Ndryshe F.C Xhepçishti përbëhet kryesisht nga djem të ri të këtij fshati, që në hartën e futbollit vendor, njihet shumë vite më parë, pasi me sukses nga ky fshat garonte skuadra e Renovës, që në vitin 2010 ishte shpallur madje kampion i Maqedonisë, derisa në vitin 2012, kjo skuadër kishte fituar edhe trofeun e Kupës.

Për më tepër KF Renova nga Xhepçishti plotë 7 herë kishte prezantuar Maqedoninë në arenën ndërkombëtare, mirëpo vitin e kaluar kjo skuadër vendosi të tërhiqet nga garat e futbollit, duke u fokusuar tashmë në shkollën e saj, që vepron dhe punon po në fshatin Xhepçishtë, aty ku edhe kanë ndërtuar një super impiant, ku aktualisht ndeshjet e saja i zhvillon edhe F.C Xhepçishti.

Me shpresë se do të ecin hapave të Renovës, rinia e fshatit Xhepçishtë po lufton me të gjitha forcat e saj për të bërë krenar sërish këtë fshat, që ka dhënë shumë futbollistë në të kaluarën dhe do të vazhdojë të jap.

Inciativa dhe puna e deritanishme e rinisë së Xhepçishtit po gjenë vazhdimisht edhe ndihmën e gurbetçarëve të këtij fshati, që ndajnë nga pasuria e tyre për të përkrahur këta të rinj në realizimin e objektivave që kanë.

Ndërkohë rasti më i freskët është ai i pronarit të kompanisë “Dansk Total Service ApS”, Afrim Rexhepi, i lindur në Xhepçisht, por që aktualisht jeton dhe vepron në Danimarkë.

 

Ky i fundit kishte vendosur që ekipin e FC Xhepçishtit ta furnizojë me fanella dhe reja dhe komplete, që do i shërbejnë skuadrës në vijim të kampionatit, aty ku shpresojnë të ruajnë pozitën e parë dhe në fund të realizojnë ëndërrën e tyre, ngjitjen në Ligën e tretë – Perëndim. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply