Ish reprezentuesi italian, Antonio Kasano ka braktisur Veronën. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit, Mauricio Seti. Numri një skuadrës veroneze kishte humbur durimin me sulmuesin italian, duke thënë se ai “nuk është mirë me kokën”.
Brenda një jave ish ylli i Romës, Realit, Sampdorias, Milanit dhe Interit dy herë kishte braktisur ekipin e Veronës.
Antonio Kasano iu bashkua kësaj skuadre vetëm para 8 ditëve, ndërsa më pas tha se larohet nga futbolli.
“Koka e këtij djaloshi nuk ëhstë në rregull. Duhet të them se pas përgatitjeve fizike, ai është në një formë të mirë. Mirëpo kjo gjë nuk është me rëndësi për Kasanon dhe ai largohet. Si duket për të është e vështirë që ti përkushtohet skuadrës, duke preferuar që të qëndrojë në shtëpi. Sjellja e tij ka ndryshuar, ai ndonjëherë flet, e ndonjëherë nuk flet fare. Është për tu ardhur keq, pasi nëse shohim në aspekt profesional, ai ja dilte mirë” – tha numri një i skuadrës së Veronës.