Me golin e shënuar nga ana e Stevan Jovetiç, Interi mundi me rezultatin minimal 1:0 Lionin në ndeshjet e dytë kontrolluese që kjo skuadër po e zhvillon në tokën kineze.
Ndeshja ishte pjesë e turneut “International Champions Cup”, dhe e njëjta u zhvillua në stadiumin “Nnakin”.
Malazezi shënoi në minutën e 74-të, pas një asisti të shkëlqyeshëm nga ana e Zhoaro Marios, i cili përfitoi nga një gabim i futbollistit kundërshtarë.
Ekipi i Luçiano Spaletit u paraqit shumë mirë se kundërshtari në këtë përballje, posaçërisht gjatë pjesës së dytë, me çrast në fund me plotë meritë arriti deri tek fitorja.
Në ndeshjen e parë kontrolluese në Kinë, Interi kishte barazuar 1:1 me Shalke 04. Kundërshtari i rradhës për “neroaxurrët” do të jetë skuadra kampione e Gjermanisë, Bajerni i Munihut, ndeshje kjo që do të zhvillohet me datë 27 korrik në Singapur.