Ilirid Ademi po kalon një sezon shumë të mirë me Erzenin teksa është kthyer në një titullar absolut dhe prezenca e tij në fushën e lojës ndihet shumë. Sulmuesi me origjinë nga Gostivari te skuadra nga Shijaku erdhi gjatë merkatos së verës si lojtar i lirë nga Egnatia dhe menjëherë ka lënë gjurmë që në ndeshjet e para me shpejtësinë dinamike që e karakterizon.
Pozitën natyrale e ka si sulmues krahu, por trajneri Kapllani e ka përdorur shpesh herë edhe si mesfushor i krahut në formacionin 3-5-1-1.
28-vjeçari në 20 ndeshje këtë sezon ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 3 asiste.
Klubi Erzenit në rrjetet sociale ka ndarë një video të sulmuesit nga Gostivari në ndeshjen ndaj Egnatias të fituar 2:1 me mbishkrimin: I pandalshëm.
Ademi tregon klasin e tij teksa merr topin në gjysmëfushën e shijakasve dhe vrapon si rrufe mes kundërshtarëve për të shkuar më pas në zonën e Egnatias ku për fat të keq nuk arrinë të shënojë.