Futbollisti kumanovarë i cili sezonin e fundit luajti në elitën e futbollit kosovarë me skuadrën e Lirisë së Prizrenit, është rikthyer në futbollin tonë vendor.
Ai ka nënshkruar me skuadrën e EuroMilkut, nga e cila skuadër ishte larguar drejt futbollit kosovarë. Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë futbollisti kumanovarë, i cili ka mbetur i kënaqur nga kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të skuadrës shkupjane, që sezonin e ri do të garojë në Ligën e Dytë – Perëndim.
“Vërtetë jam i kënaqur me kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të EuroMilkut, te e cila skuadër rikthehem pas 6 muajve. Edhe pse kisha edhe oferta të tjera, vendosa të jem pjesë e tyre, duke pasur parasysh se ishin më konkretë në ofertën e bërë, ashtu që me kënaqësi pranova të veshë sërish fanellën e kësaj skuadre, me të cilën shpresojmë se në sezonin e ri do të arrijmë objektivin tonë” – tha Burah Aliji në prononcimin e tij për portalin tonë.
Aliji me EuroMilkun ka nënshruar kontratë 6 mujore, me opcion për të vazhudar të njëjtën edhe për 6 muaj të tjerë. Ai te EuroMilku do të vihet nën urdhërat e trajnerit Ljupço Dimitkovski, ndërsa me siguri se nuk do ta ketë problem adaptimin në skuadrën e re, duke pasur parasysh se me pjesën më të madhe të futbollistëve ka luajtur bashkë edhe gjatë sezonit 2015/2016.
2016.