E shtuna në futbollin vendor, përveç ndeshjeve të zakonshme në Ligën e Dytë, do të na sjellë edhe dy ndeshje nga elita, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra kampione e FC Shkupit për herë të fundit si vendas në Kërçova gjatë këtij edicioni do të luaj kundër Akademia Pandevit, ndërkohë përballja midis dy skuadrave shkupjane, Rabotniçkit në këtë rast si nikoqir dhe Skopjes si mysafir, do të zhvillohet në Veles.
NDESHJET TJERA – Shkëndija e Tetovës pas fitores minimale në shtëpi ndaj Pobedës, këtë xhiro do të jetë mysafire e Bregallnicës në Shtip, Makedonija Gj.P e Muharem Bajramit ka rastin për t’iu hakmarë Tikveshit për atë disfatë turpëruese në Kavadar, kur ishin mundur me rezultatin 4:0, derisa në ndeshjen e fundit Pobeda në Prilep do të mirëpret Sileksin.
Java e 21-të të lirë e sheh liderin aktual, Struga Trim Lum, që në mesjavë do të jetë nikoqir i FC Shkupit. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 21 |
||||||||||||||||||
|