Futbollisti i ri grek, Jordanis Adamakis ka mbetur i vdekur në moshën 22-vjeçare, pas një aksidenti të tmerrshëm trafiku, kur dy trena u përplasën në Greqi.
Amadakis ishte në linjën Athinë-Selanik në ditën fatale dhe sipas mediave greke, familja e tij nuk e dinte që ai ishte në trenin e vdekjes në momentin e aksidentit.
Jordanis Adamakis e filloi karrierën e tij në Vrasida Neos Peram, gjatë sezonit 2019/20 luajti për AOK-un, prej nga u transferua te Nestos, dhe më pas u rikthye te ish-klubi i tij.