Arsenali ka mposhtur me rezultatin 4:0 Evertonin në duelin e prapambetur të vlefshëm për javën e 7-të në Premierligë, duke thelluar diferencën në +5 nga ndjekësit më të afërt të Mançester Sitit.
Një triumf me shumë peshë për “Topçinjtë” e Artetës, që ëndërrojnë pas shumë vitesh fitimin e titullit kampion.
Ishte futbollisti i talentuar Saka, që hapi serinë e golave në minutën e 40-të, ndërkohë që Martineli, dyfishoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Sikurse gjatë 45 minutëshit të parë, ashtu edhe në pjesën e dytë, Arsenali arriti të shënojë dy gola të tjerë, këtë herë me Odegard dhe Martinelin, që “vulosi” kështu këtë “poker” spektakolar.
Ky ishte triumfi i tretë radhazi në kampionat për “Topçinjtë”, që në duelin e radhës të datës 4 mars, do të presë Burnemuthin e vendit të parafundit, ndërkohë që Siti i Pep Guardiolas do të përballet me Njukasëll Junajtedin e vendit të pestë.