KF Shkëndija dhe FC Dinamo Kiev kanë gjetur akord për transferimin e mesfushorit të talentuar tetovar, Reshat Ramadanit tek gjigandi ukrainas. Për shërbimet e Reshat Ramadanit, Shkëndija ka marrë një dëmshpërblim të kënaqshëm, që sillet deri në 300 mijë euro, ndërsa përveç këtij fakti, kuqezinjtë do të përfitojnë edhe 15% nga shitja eventuale e ardhshme e Ramadanit.
Reshati, ndryshe vëllai më i vogël i Florentit, me të cilin luanin bashkë te Shkëndija deri para ca javësh, me Dinamon e Kievit ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Ramadani është rritur në moshat e reja të Shkëndijës, ndërsa me ekipin e parë u bashkua si 18-të vjeçarë në vitin 2021. Me 23 paraqitje në elitën e futbollit vendor dhe 5 në Kupat e Europës, Ramadani ka shënuar 2 gola me ekipin e parë, derisa bëhet futbolliti i parë që transferohet në Dinamo Kiev direkt nga një ekip i Maqedonisë.