Reshat Ramadani edhe zyrtarisht një lojtar i ri i Dinamo Kievit

Reshat Ramadani, një ndër futbollistët më të talentuar shqiptarë në vendin tonë, karrierën e tij do ta vazhojë në Ukrainë, te një ndër skuadrat më me renome në këtë vend, Dinamo Kiev.

Një gjë të tillë nga klubi ukrainas kishin paralajmëruar më herët gjatë ditës, mirëpo duke mos bërë të ditur emrin e futbollistit. Nga fotoja që kishin publikuar në faqen e tyre zyrtare në facebook, shihej qartë se bëhej fjalë për një futbollistë nga rradhët e Shkëndijës, emrin e të cilit më herët gjatë ditës e kishte zbuluar “infOSport.mk”.

Ramadani te Dinamo Kiev do të mbajë veshur fanellën me numër 92, ndërsa burime pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se i njëjti me gjigandët ukrainas ka nënshkruar kontratë për 5 vite.

Pa dyshim se është ky një ndër transferimet më të bujshme vitet e fundit, që ka të bëjë me futbollistë të rinj shqiptarë, e që transferohen direkt nga një klub vendor. Vërtetë punë e shkëlqyer kjo edhe e drejtuesve të Shkëndijës, që vitet e fundit thuajse po nxjerr në pah dy apo tre talentë, siç është rasti edhe me RESHAT Ramadanin, i cili me ekipin e parë të Shkëndijës kishte debutuar me 19 shtator të vitit 2021, ndërsa tashmë i njëjti bënë një nga transferimet më të bujshme në historinë e klubit tetovar. (infOSport.mk)

Leave a Reply