Dinamo Kiev, një ndër skuadrat më të mira ukrainase, në faqen e saj zyrtare në “facebook”, ka paralajmëruar një transferim të ri, i cili vjen nga rradhët e Shkëndijës së Tetovës.
Siç mëson “infOSport.mk” bëhet fjalë për mbrojtësin Reshat Ramadani, i cili aktualisht është bashkë me klubin dhe është në përfundim e sipër të kontratës së tij të parë jashtë vendit.
Kontrata e Ramadanit do të jetë afatgjate dhe njëkohësisht e dobishme edhe për Shkëndijën, drejtuesit e së cilës skuadër po tentojnë të mbajnë një përqindje të kartonit të tij.
Ramadani është produkt i shkollës së Shkëndijës, ndërsa i njëjti me ekipin e parë të “kuqezinjëve” kishte debutuar me 19 shtator të vitit 2021 në ndeshjen kundër Skopjes në Shkup.
Që nga atë ditë, Ramadani me ekipin e parë të Shkëndijës ka zhvilluar 28 ndeshje, duke realizuar edhe 1 gol. Pikërisht paraqitjet e tij të mira me fanellën e skuadrës së tij të zemrës, sidomos ato të vitit që lamë pas në Europë, bënë që për shërbimet e vëllait më të vogël nga vëllezërit Ramadani, të interesohen më shumë skuadra europiane, ndërsa si duket me shumë gjasa Dinamo Kiev ka bërë të duhërën për këtë super futbollistë dhe për Shkëndijën, për të angazhuar atë në prag të sezonit aktual në Ukrainë, e ku kjo skuadër pas 15 xhirove renditet në pozitën e tretë me 30 pikë, 5 më pak se Dnjipro i vendit të parë. (infOSport.mk)