Skuadra kampione e Evropës, Real Madridi humbi pas ekzekutimit të penaltive nga fituesi i Liga Evropa, Mançester Junajtedi në ndeshjen miqësore në kuadër të “International Champions Cup”, që u zhvillua në Santa Klara në SHBA.
“Mbretërit në këtë ndeshje zbritën në fushë pa yllin e tyre, Kristiano Ronaldo, i cili ndodhet në Kinë.
Kjo përballje ishte edhe një paralajmërim i mirë për ndeshjen finale të Super Kupës së Evropës që do të zhvillohet në kryeqendrën tonë në stadiumin “Telekom Arena” me datë 08 gusht.
Në kohën e rregullt prej 90-të minutave ndeshja u mbyll me barazimin 1:1, që më pas të shkohet drejtpërdrejtë në ekzekutimin e penaltive.
Ishte Lingard, ai i cili shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e fundit të pjesës së parë, teksa barazimin Rrealit të Madridit, i’a solli Kasemiro në minutën e 69-të, pas një penaltie të përfituar nga ana e Teo Ernandez.
10 minuta para fundit të takimit, Felaini mund ti siguronte fitoren Mançester Junajtedit, pasi mjaft mirë u gjetë në zonën kundërshtare, mirëpo goditja e tij ishte shumë e dobët, sa që përfundoi në tribuna.
Deri në fund të takimit të dyja ekipet nuk shënuan, me ç’rast menjëherë pasuan penaltitë. Interesant është fakti se në katër seritë e para, skuadrat shënuan vetëm nga një gol me Kuezada për Realin dhe Mikhtarian për Mançesterin, për të cilën skuadër në serinë e pestë i saktë ishte Deni Blind, ndërohë në anën tjetër Kasemiro goditi vetëm shtyllën, duke i mundësuar kështu fitoren skuadrës angleze, të cilët vazhdojnë pa asnjë gabim në ndeshjet kontrolluese para sezonale.