Disfata ndaj Almerias është shoqëruar me një lajm tjetër të hidhur. Robert Levandovski, njëherit golashënuesi më i mirë te Barcelona këtë edicion, ndeshjen kundër Almerias e mbylli me shqetësime muskulore, ndërsa informacionet e fundit, edhe pse jo ende zyrtare, thonë se sulmuesi polak do të humbas ndeshjen “El Clasico” ndaj Realit në kuadër të Kupës së Mbretit.
Klubi konfirmoi se Levandovski ishte lënë pushim për shkak të mbingarkesës muskulore, ndërkohë mediat spanjolle kanë mësuar se mungesa e tij pritet të jetë e gjatë, ndoshta rreth dy javë.
Kështu, mungesa e tij në ndeshjen e parë ndaj “madrilenëve” që luhet të enjten në “Santiago Bernabeu” duket e sigurt.
Dëmtimi i polakut vjen në momentin më kyç të sezonit ku dy ndeshjet e Kupës ndaj rivalëve historikë dhe ecuria në kampionat mund të jenë vendimtare për atë që mund të fitojë skuadra “katalunase”.
Situatë që padyshim nuk do të lërë të qetë Çavin në këto javë, ku një sezon thuajse perfekt rrezikon të shkatërrohet plotësisht.