Arijan Ademi ka shkëlqyer në derbin e madh kroat, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër në fitoren 4:0 të Dinamo Zagrebit përballë Hajdukut, njofton “infOSport.mk”.
Ademi realizoi golin e parë për Dinamon, edhe atë vetëm pas 8 minutave lojë, kur me një goditje nga mbrapa arriti që të mposhtë portierin Sentiç.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më pas, Ademi u gjind sërish brenda zonës kundërshtare, ndërsa këtë herë në pamundësi për të goditur, asistoi për Baturina, i cili në ato momente shënoi për 2:0.
Ishte kjo fitorja e 17-të sezonale për Dinamo Zagrebin, skuadër kjo që po shkon drejt edhe një titulli tjetër kampion, duke pasur parasysh se pas 22 xhirove të zhvilluara numëron 55 pikë, 11 më shumë se Hajduku i vendit të dytë, që në anën tjetër ka edhe një ndeshje më shumë se skuadra nga kryeqendra kroate. (infOSport.mk)