Çelzi ka pësuar edhe disfatën e 9-të këtë edicion, edhe atë vetëm pas 25 xhirove. Moti kohë nuk kishte ndodhur që Çelzi në këtë fazë në ndeshjet e Premierligës të ketë më shumë disfata se sa fitore.
Të besuarit e trajnerit Potter u mundën 2:0 në transfertën ndaj Totenhamit, skuadër kjo që vazhdon të mbajë pozitën e katërt në Premierligë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe përkundër rasteve të shumta nga të dyja anët, transmeton “infOSport.mk”.
Me të filluar pjesa e dytë, Oliver Skip, me një gjuajtje fantastike e kaloi në epërsi Totenhamin. Pas këtij goli Çelzi u mundua që ta gjejë golin e barazimit por pa sukses, derisa në minutën e 82-të golashënuesi më i mirë i “spërsave”, Harri Kejn shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Arizabalaga, për rezultat përfundimtarë, Totenham 2, Çelzi 0.