Fitore në regjinë e Behar Feta për Voska Sport (VIDEO)

 

Voska Sport ka registruar fitoren e 12-të sezonale, duke mos gabuar edhe në takimin e dytë të stinorit pranveror. Viktimë e rradhës e skuadrës shqiptare nga Ohri, ishte Lokomotiva, një skuadër tjetër shqiptare në rindërtim, shkruan “infOSport.mk”.

Voska Sport në këtë ndeshje të zhvilluar në lagjen Hasanbeg të Shkupit, shënoi fitore 2:1, ndërsa më i merituar për këtë fitore të skuadrës nga Ohri, doli të jetë pikërisht shkupjani i lindur në këtë lagje, Behar Feta, i cili shënoi dy herë në rrjetën e vendasve të Lokomotivës.

Golin e parë, Feta e realizoi në minutën e 24-të, ndërkohë 12 minuta më vonë, pas një pasimi të Jasharovskit brenda zonës kundërshtare, i njëjti realizoi edhe golin e dytë personal.

Pjesa e dytë nuk dhuroi ndonjë gol tjetër për Voska Sport, ndërsa në anën tjetër, vendasit me anë të Sumer Hasan, në minutën e 65-të ngushtuan epërsinë në 1:2.

Me këtë rezultat u mbyll ky takim, pas të cilit, Voska Sport me 40 pikë renditet në pozitën e dytë, derisa Gostivari vazhdon të mbajë pozitën e parë me 43 pikë, kjo edhe pas fitores së sotme ndaj Sasa-s (0:3) në Kamenicë. (infOSport.mk)

Leave a Reply