Liga Europa vjen me ndeshje shumë interesante, por e gjithë vëmendja në “Olld Traford”

Liga e Evropës rikthehet sonte në program me ndeshjet e kthimit të 1/16 së finales.

E gjithë vëmendja do të përqëndrohet në “Olld Traford”, aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat gjigande europiane, Mançester Junajtedi dhe Barcelona.

Ndeshja e parë në “Kamp Nou” u mbyll me barazim 2:2, ashtu që fituesi duhet të vendoset sonte në ishull.

Juventusi i Allegrit në anën tjetër udhëton në Francë për t’u takuar me Nant, skuadër kjo që befasoi “Zonjën e Vjetër” në Torino, duke nxjerrë një barazim 1:1.

Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në Monte Karlo, ku Monako do të mirëpret Bajer Leverkusenin me një epërsi minimale 3:2, derisa Roma në “Olimpiko” do të tentojë të zhvlerësojë epërsinë minimale 1:0 të Salzburgut nga ndeshja e parë e zhvilluar në Austri.

Ajaksi dhe Union Berlini në stadiumin legjendar “Johan Krojf” do të nisin gjithçka nga fillimi, pasi ndeshja e parë në Gjermani ishte mbyllur me barazim pa gola, danezët e Midtjylland do të tentojnë të marrin një fitore përballë Sportingut të Lisbonës, që nuk shfrytëzoi terrenin vendas një javë më parë, duke barazuar 1:1, Sevilja ka një epërsi të madhe 3:0 përballë PSV Ajndhovenit, ndërkohë paqartësi pritet të ketë edhe në përballjen midis Ren dhe Shakhtar.

Ndeshja e parë ishet mbyllur me fitoren minimale 2:1 të skuadrës ukrainase. (infOSport.mk)

Leave a Reply