Voska Sport të shtunën në ndeshjen e parë të stinorit pranveror si vendas demoloi Karaormanin, duke e mundur me shifrat 4:1. Përveç katër golave të shënuar, futbollistët e trajnerit Berat Imeri krijuan edhe shumë raste tjera për gol, megjithatë strategu tetovar, thotë se skuadra e tij ende nuk ka kapur ritmin e duhur dhe se me kalimin e disa xhirove pret një Voska Sport edhe më të fuqishme.
“Fitore shumë e rëndësishme, me rëndësi është që morrëm 3 pikët e plota. Mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë ende më shumë. Edhe përkundër fitores së thellë, të them të drejtën pjesërisht nuk jam shumë i kënaqur, megjithatë duhet potencuar edhe faktin se ndeshjet e para gjithmonë janë të rënda, ashtu që na duhet edhe pak kohë për tu futur skuadra në ritmin e saj. Karaormani tashmë i takon së kaluarës, ndërsa që tani mendojmë për kundërshtarin e rradhës” – u shpreh Berat Imeri për faqen zyrtare të klubit shqiptarë nga Ohri.
Voska Sport falë fitores ndaj Karaormanit, por edhe barazimit të Vardarit ndaj KF Arsimit, arriti që të ngjitet në pozitën e dytë me 37 pikë, 3 më pak se skuadra lidere e Gostivarit.
Javën që vjen, Voska Sport do të luaj në Shkup kundër skuadrës së Lokomotivës. (infOSport.mk)