Skuadra e Majorkas, pjesë e së cilës është edhe reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Viljarrealit në kuadër të javës së 22-të në La Liga, duke u ngjitur kështu në pozitën e 8-të me 31 pikë.
Majorka realizoi fitore 4:2, derisa Muriqi përveç golit të realizuar në minutën e 63-të, arriti që të asistoj në golin e parë të realizuar nga Kadeëere. Sulmuesi prizrenas arriti që të përfitonte nga një huti në mbrojtjen e Viljarealit, duke pasuar për Tino Kadaëere, i cili e finalizoi pa problem aksionin për golin e parë të ndeshjes në minutën e 20-të.
Fundi i pjesës së parë doli të jetë shumë interesant, pasi fillimisht “Nëndetësja e verdhë” arriti që të barazojë shifrat me Morales në minutën e 43-të, ndërkohë vetëm dy minuta më pas, Rodrigez riktheu sërish epërsinë e Majorkës (2:1).
Vetëm pas 5 minutave lojë në pjesën e dytë, Viljareali përmes Chukëueze barazoi shifrat në 2:2, mirëpo nuk zgjati shumë dhe Rodrigez 6 minuta më pas sërish kaloi në epërsi Majorkën.
Pas gjithë këtyre golave, në minutën e 63-të rradha i erdhi edhe Vedat Muriqit, i cili shënoi për rezultat 4:2, duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.
Muriqi u asistua për mrekulli nga Raillo dhe nuk fali, duke shënuar golin e tij të 9-të sezonal dhe të parin pas 7 ndeshjeve. Për herë të fundit, prizrenasi kishte realizuar në ndeshjen e javës së 14-të kundër Atletiko Madridit. (infOSport.mk)