Fiton Ademi flet pas super debutimit me fanellën e Voska Sport

Fiton Ademi ka bërë një super debutim me fanellën e Voska Sport, duke realizuar dy gola në fitoren 4:1 ndaj Karaormanit. Ademi gjatë merkatos së janarit te skuadra shqiptare nga Ohri erdhi nga rradhët e skuadrës së Besës nga Dobërdolli, aty ku mbante epitetin e golashënuesit më të mirë, me 8 gola të shënuar.

Të njëjtin rrugëtim Ademi e vazhdoi edhe me Voska Sport, duke realizuar që në start, ndërsa i njëjti pas përfundimt të ndeshjes dha një prononcim për faqen zyrtare të klubit, e ku foli edhe për mikëpritjen që i është bërë te Voska Sport.

“Ndjehem shumë i lumtur për debutimin dhe golat e shënuar, por më tepër më gëzon fakti se në fund arritëm një fitore bindëse, duke kënaqur edhe tifozët tanë. Shpresoj të vazhdojmë kështu si skuadër.”

“Pritja te Voska Sport mund të them se ishte e mrekullueshme. E gjithë skuadra më ka pritur shumë mirë, ndërsa harmonia që ekziston këtu ma ka lehtësuar edhe më shumë adaptimin me shokët e skuadrës”.

Ademi është produkt i shkollës së Shkëndijës, ndërsa gjatë karrierës së tij përveç me Besën e Dobërdollit dhe Voska Sportin ka luajtur edhe me Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Leave a Reply