Bashkimi huazon talentin kumanovar të Rabotniçkit, Blendi Zeqiri

KF Bashkimi po vazhdon përgatitjet për stinorin pranveror në Ligën e tretë – Veri, në të cilën gjatë stinorit vjeshtorë u shpallën kampion, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kumanovare, këtë vit pretendon që të ngjitet në Ligën e Dytë, aty ku mungon shumë vite, edhe pse kjo skuadër vite më parë lunate një rol të rëndësishëm madje edhe në Ligën e Parë, kur përfaqësonte Maqedoninë në garat europiane, ndërsa gjithashtu kishte fituar edhe Kupën e Maqedonisë.

Pikërisht ambiciet e klubit “zigjelbër” nga Kumanova kanë shtyrë drejtuesit e klubit që të përforcojnë skuadrën me futbollistë të talentuar, ndërsa i fundit që i është bashkuar KF Bashkimit, është kumanovari Blendi Zeqiri, i cili vjen në formë huazimi nga rradhët e Rabotniçkit.

Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës, i cili pritet që të ngritë kualitetin në vijën e fundit te skuadra “zikaltër”, që më herët kishte transferuar edhe portierin e Vardarit, Luka Stojkovski, mbrojtësin e krahut të djathtë Eniz Memeti, që gjithashtu erdhi nga rradhët e Rabotniçkit si dhe mesfushorin difenziv, Nuredin Xhemaili.

Bëhet fjalë për një futbollistë 20-vjeçar, i cili me futboll kishte nisur me grupmoshat e reja të Milanos nga Kumanova, ndërsa një pjesë të karrierës së tij e kishte kaluar te akademia e Rabotniçkit, që më pas të provoj veten edhe te Vëllazërimi i Kërçovës dhe Teteksi i Tetovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply