Reali kampion Bote për herë të 5-të në histori (VIDEO)

Real Madridi nuk ka lënë vend për surpriza. Spanjollët u shpallën kampionë bote për klube për të pestën here në historikun e tyre, pasi në finale e madhe mundën ekipin e Al Hilal nga Arabia Saudite me rezultatin 5:3, shkruan “infOSport.mk”.

Fitoren e Realit të Madridit e paralajmëroi dyshja Vincius Junior dhe Federico Valverde, të cilët ende pa kaluar 20 minuta, shënuan dy herë në rrjetën e skuadrës arabe.

Vinicius Junior në minutën e 13-të nuk fali pas një goditje diagonale brenda zonës, ndërsa uruguaiani Valverde duke shfrytëzuar pasigurinë e kundërshtarëve në zonë, me një gjuajtje fluturimthi e çoi topin në rrjetë.

Al-Hilal nuk u dorëzua dhe me një kundërsulm perfekt, me pasime të sakta nga zona e vetë, doli para portierit Lunin dhe me anë të Maregas shënuan për tu rikthyer në lojë.

Ekipi nga Arabia Saudite kishte edhe pretendime për një penallti, për faull të Rudiger në zonë, por çuditërisht arbitri nuk mendoi ashtu.

Në 45 minutat e para nuk pati gol tjetër, ndërsa fraksioni i dytë i lojës nisi me rrjetë të tundur nga i zakonshmi Karim Benzema. Francezi nuk fali pak metra me portën, pas topit të dhënë nga Vinicius Junior.

Megjithatë festa e golave nuk mbaroi këtu, pasi në skenë sërish doli Valverde, i cili në minutën e 58-të me një goditje brenda zonës e çoi rezultatin në 4:1. Kundërpërgjigja ishte e shpejtë nga Al-Hilal, që me anë të Vietto e ngushtoi sërish rezultatin, mirëpo për t’i vënë kapak fitores së Real Madridit, mendoi Vinicius Junior, i cili në minuutën e 69-të shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për Realin, që ngriti në fund të ndeshjes trofeun e Botërorit për klube.

Deri në fund të takimit, Al-Hilal shënoi edhe golin e tretë, sërish me autorë Vietto, por që në fund vleu vetëm për statistikë, pasi skuadrat europiane në fund fituan edhe një trofe tjetër nga Botërori i Klubeve, aty ku Flamengo zuri vendin e tretë, pas fitores 4:2 ndaj Al Ahly.

Leave a Reply