FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar ndeshjen e rradhës në kuadër të përgatitjeve që skuadra kampione e vendit po i zhvillon në Turqi. Kundërshtarë i skuadrës së trajnerit Goce Sedlloski ishte skuadra e njohur lituaneze e Zhalgiris, ndaj së cilës skuadër “pëllumbat” nga Çairi regjistruan fitore të thellë 4:0.
Në këtë ndeshje te FC Shkupi figurë kryesore doli të jetë sulmuesi Sandej Adetunxhi, i cili brenda 45 minutave të para arriti të kompletoj “hat-trik”.
Tre golëshi i nigerianit lehtësoi në maksimum rrjedhën e lojës në pjesën e dytë, në të cilën trajneri Sedlloski ju dha mundësinë edhe disa prej futbollistëve me më pak minuta të luajtura këtu në tokën turke, ndërsa Renato Cephas shënoi edhe njëherë tjetër në rrjetën e lituanezëve, duke vendosur rezultatin përfundimtarë, FC Shkupi 4, Zhalgiris 0. (infOSport.mk)