Milani pas 5 ndeshjeve rikthehet tek fitorja (VIDEO)

Milani është rikthyer tek fitorja në Serie A, aty ku tashmë 5 ndeshje me rradhë nuk kishte arkëtuar 3 pikëshin e plotë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Pioli në ndeshjen e parë të javës së 22-të mundi Torinon minimalisht 1:0, duke iu hakmarrë në një farë mënyrë edhe për eliminimin në 1/8 e finales së Kupës së Italisë.

Milani e dëshironte më shumë fitoren në këtë përballje, ndërsa të njëjtën i’a siguroi sulmuesi francez, Olivie Zhiru me golin e shënuar në minutën e 62-të.

Zhiru përfitoi nga një super harkim i bashkëpatriotit të tij, Teo Hernandez, i cili mjaft mirë harkoi me të majtën e tij në shtyllën e parë.

Ishte ky goli i 7-të sezonal për 36-vjecarin Zhiru në ndeshjen e tij të 20-të, ndërkohë fitorja e 12-të për Milanin, që përkohësisht renditet në pozitën e tretë me 41 pikë, një më pak se Interi i vendit të dytë. (infOSport.mk)

Leave a Reply