Emre Xhan ka arritur marrëveshje me Juventusin. Një gjë të tillë pohon gazeta e afërt me kampionët e Italisë, “Tuttosport”, përcjellë “infOSport.mk”. Sipas kësaj të përditshme, reprezentuesi gjerman transferimin te “Zonja e Vjetër” pritet ta kompletojë javën që vjen.
Xhan është pjesë e faqes së parë në numrin e sotshëm të gazetës, kur në materialin e punuar nga ana e tyre thuhet se Juve për shërbimet e Emre Xhan do të paguajë 35 milion euro.
Kontrata e gjermanit me origjinë turke me Liverpullin skadon verën e ardhshme. Drejtuesit e skuadrës nga “Enfilld Roud” shpresojnë të arrijnë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit, mirëpo sipas “Tuttosport”, futbollist veçmë ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.
“Pasuesi i Sami Kedira ka dy opcione para vetes: të kalojë që këtë verë te Juventusi me lejen e Liverpullit, ose një gjë të tillë të bëjë vitin e ardhshëm kur në Torino do të arrinte pa asnjë dëmshpërblim” – shkruan gazeta.