Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhiani de Biasi ka bërë publike sot listën e 23 futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e 24 marsit kundër Italisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, “Rusi 2018”.
Ajo që bie në në sy, është lënia jashtë e Shkëlzen Gashit duke e zëvendësuar atë me Sokol Cikalleshin, por edhe konfirmimi i yjeve të Superligës shqiptare, si: Alban Hoxha, Orges Shehi, Albi Alla dhe Liridon Latifi.
Në këtë listë mungon Berat Gjimshiti, ndërsa në mbrojtje është grumbulluar sërish Frederik Veseli. Pjesë e saj është edhe futbollisti kumanovar, Naser Aliji.
Listën e plotë të futbollistëvë të grumbulluar mund ta shihni në foton e mëposhtme.