Raportime të reja nga Turqia lidhur me Atsu, te Hatayspor thonë se ende nuk e kanë gjetur!

Edhe pse vetëm një ditë më parë nga Turqia na erdh një lajm i mirë që kishte të bëjë me gjetjen e futbollistit të Hatayspor, Kristian Atsu, nën rrënojat e banesave të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm prej 7.8 ballëve që kishte kapluar një pjesë të Turqisë në kufi me Sirinë, sot nga klubi i vetë futbollistit të zhdukur bëjnë me dije se nuk mund ta gjejnë atë në spitalin ku thuhet se ishte dërguar.

Kujtojmë gjatë ditës së djeshme nënkryetari i klubit të Hatayspor, Mustafa Ozat, kishte konfirmuar se Atsu është nxjerrë nga rrënojat i lënduar, por se është gjallë.

Megjithatë, sipas gazetës turke “Hurriyet”, ekziston frika se futbollisti nuk ishte në mesin e atyre që u gjetën në rrënoja.

Mjeku i klubit të Hatayspor, Gurbey Kahveci tha: “Kur dëgjuam lajmin se ai u dërgua në spitalin Dortyol, ne shkuam dhe shikuam, por ai nuk ishte aty”.

“Për momentin ne pranojmë që Savut Taner (drejtori sportiv) dhe Kristian Atsu nuk u gjetën, për fat të keq”.

Ndërkohë agjenti i Atsu, Nana Sechere, zbuloi gjithashtu se vendndodhja e lojtarit është e panjohur, duke postuar në Twitter: “Pas përditësimit të djeshëm nga klubi se, Christian ishte nxjerrë i gjallë, ne ende nuk e konfirmojmë vendndodhjen e Christian”.

“Siç mund ta imagjinoni, kjo vazhdon të jetë një periudhë shkatërruese për familjen e tij dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta gjetur Kristian”.

Kjo vjen pasi bashkëlojtari i Atsu, Kerim Alici, një mik i ngushtë, kishte konfirmuar në një televizion turk se lojtari ishte nxjerr i gjallë, gjë që ka shkaktuar konfuzion të mëtejshëm nëse lojtari është gjetur.

Tërmeti shkatërrues në Turqi ka bërë  që numri i të vdekurve të shkojë në 11,000, duke e bërë atë tërmetin më vdekjeprurës për më shumë se një dekadë.

Leave a Reply