Skuadra londineze e Uest Ham edhe zyrtarisht ka bërë për vete sulmuesin Marko Arnautoviç, duke transferuar atë nga rradhët e Stouk Sitit. Sipas mediave angleze Uest Hami do të paguajë plotë 25 milion sterlina për austriakun 28-vjeçar, që do ishte rekord në vete kur janë në pyetje transferimet e bëra nga ana e skuadrës nga Londra.
Shuma më e madhe që kishin paguar ata deri më tani, ishte 20 milion sterlina, kur nga Suonsi gjatë vitit 2016-të kishin transferuar Andre Ajev.
Arnautoviç me Uest Hamin ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, duke u bërë kështu pjesë e ambicieve të larta të trajnerit kroat Slaven Biliç, i cili më herët kishte bindur edhe ish portierin e Mançester Sitit, Xho Hart dhe argjentinasin Pablo Zabaleta, i cili gjithashtu erdhi nga skuadra e Sitit.