Falë golit të sulmuesit shqiptarë, Vedat Muriqi, Majorka e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale 1:0 ndaj gjigandëve të Real Madridit, njofton “infOSport.mk”.
Muriqi përfitoi nga një harkim në zonën “madrilène”, dhe me kokë shënoi në rrjetën e Lunin, i ndihmuar këtu edhe nga futbollisti i Realit, Naço Fernandez.
Mallorca [1] – 0 Real Madrid
— zack💚 FAST GOALS (@GoalsZack) February 5, 2023
Për Muriqin ishte ky goli i 9-të sezonal dhe i pari pas 5 ndeshjeve pa shënuar. Së fundmi Muriqi kishte shënuar ndaj skuadrës tjetër madrilène, Atletiko Madrid, ndërsa vlen të theksohet se goleadori prizrenas i kishte shënuar Realit edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar me 9 nëntor të vitit të kaluar në ndeshjen e parë të këtij sezoni të zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, në të cilën Majorka e tij ishte mundur me shifrat 4:1. (infOSport.mk)