Aleksandar Kolarov i është bashkuar skuadrës italiane të Romës. Siç njoftuan nga klubi anglez, Aleksandar Kolarov, karrierën e tij do ta vazhdojë në Serie A, dhe sërish në kryeqendrën italiane, por kësaj rradhe për skuadrën rivale të Lacios, Romën.
Kolarov para largimit drejt Anglisë, ishte pjesë e Lacios, duke bërë që tofozët e kësaj skuadre ta ofendojnë atë për këtë vendim, që të kalojë te rivali i tyre më i madh.
Ky transferim Romës do ti kushtojë 5 milion euro, derisa kontrata e Kolarov me “ujqërit” është për 3 vite.
Futbollisti serb, Aleksandar Kolarov, pjesë e Mançester Sitit ishte që nga viti 2010-të, ku brenda 7 viteve të kaluara arriti që të zhvillojë 247 ndeshje dhe të shënojë 21 gola.
Ai sezonin e fundit me “pasanikët” nga Mançesteri zhvilloi gjithsej 40 ndeshje, 29 prej të cilëve në Premierligë, ku regjistroi edhe një gol, në ndeshjen ndaj Lester Sitit.