Shkëndija mundet nga bullgarët e CSKA Sofjes

Shkëndija ka pësuar disfatë 2:0 përballë CSKA 1948 Sofjes në ndeshjen e dytë kontrolluese që skuadra tetovare po e zhvillon në Antalia të Turqisë, aty ku po zhvillon edhe fazën kryesore të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Si duket ekip ende nuk është kompnuar, edhe pse ishte kjo vetëm ndeshja e dytë, në të cilën trajneri Osmani vendosi që ndeshjen ta nis pa asnjë sulmues klasik, duke improvizuar me treshen Doriev, Çinari dhe Hasani.

Edhe përkundër disa tentativave, kjo treshe nuk dha rezultatin e duhur në 45 minutat e para, që u mbyllën me epërsinë minimale të skuadrës bullgare që avansoi vetëm pas 3 minutave lojë, falë golit të shënuar me kokë nga ana e sulmuesit Angel Bastunov.

Edhe pjesa e dytë doli të jetë thuajse identike si ajo e para, me Shkëndijën që mundohej të zotëronte topin më shumë në fushë, mirëpo duke mos arritur që të rrezikojë konkretisht portën kundërshtare.

Në anën tjetër CSKA Sofje me një presion në mesfushë, por edhe me lojë agresive në minutën e 82-të shënoi edhe golin e dytë, që erdhi pas një ndërprerje, ose më saktësisht thënë pas një rivënie nga këndi, kur para zonës së “kuqezinjëve” më së miri u gjind mbrojtësi Lazar Marin, duke shënuar për 2:0, që njëherit doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi.

Kujtojmë, në ndeshjen e parë të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani kishin barazuar 1:1 ndaj sllovenëve të Mura-s, ndërsa ndeshjen e rradhës në tokën turke, Shkëndija do ta zhvillojë me 6 shkurt kundër gjigandëve ukrainas të Dimano Kiev. (infOSport.mk)

Leave a Reply