Të shtunën Voska Sport do të zhvillojë edhe miqësoren e tretë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarë i rradhës i skuadrës së trajnerit Berat Imeri, do të jetë skuadra e Ligës së Parë, Bregallnica.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Burimet e Biljanës” me fillim në ora 12:00.
Kujtojmë, deri më tani skuadra e Voska Sport ka zhvilluar dy ndeshje, edhe atë ndaj Shkëndijës (2:2) si dhe ndaj KF Arsimit (2:1), ndërsa deri në fillimin e stinorit pranveror, përveç ndeshjes së nesërme ndaj Bregallnicës, ata do të zhvillojnë edhe tre ndeshje tjera, me kundërshtarë të Ligës së Parë, Pobedën e Prilepit, Rabotniçkin dhe Struga Trim Lumin.
Në anën tjetër edhe për Bregallnicën, ndeshja e nesërme do të jetë e treta me trajnerin e ri Goran Zdravkov në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror. Bregallnica kishte barazuar pa gola ndaj Akademia Pandev në ndeshjen e parë, ndërsa në ndeshjen e dytë kishte pësuar disfatë minimale 1:0 nga Tikveshi.
Deri në fillimin e stinorit pranveror Bregallnica ka paraparë të zhvillojë edhe 4 ndeshje kontrolluese, edhe atë me kundërshtarë të Ligës së Dytë, si Karaormani (31 janar), Ohrid Lihnidos (1 shkurt), Pelisteri (5 shkurt) dhe Bellasica (12 shkurt).